Historia Jonë
Ne jemi një kompani e fokusuar ne prodhimin dhe tregtimin e bimëve (luleve te prera dhe te mbjella,bimëve decorative, fidanë frutore,aksesore kopshtarie) me shumicë dhe pakicë.
Themeluar në vitin 2019 me deshirën dhe vullnetin e plotë per të sjelle ne treg produkte dhe cilësi europiane. Vit pas viti sollem risi në shtimin e produkteve te gjelbërta , aksesorëve të kopshtarisë dhe shërbimeve në këtë fushë.
Në vitin 2023 shtuam edhe shërbimin e porosive online te bimëve që ishte nje risi për tregun shqiptar dhe shumë shpejt u përqafua nga ndjekesit tane ne rrjetet sociale.
Sot, Fidanishte Green & Colours është një pikë referimi për të gjithë ata që kërkojnë cilësi, estetikë dhe këshillim profesional për ambientet e tyre të gjelbërta.
Misioni dhe Vizioni Ynë
Cilësia
Sjellim vetëm bimët më të shëndetshme dhe të përzgjedhura me kujdes nga specialistët tanë.
Besimi
Ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke ofruar transparencë dhe korrektësi.
Mjedisi
Promovojmë një jetesë më të gjelbër dhe të qëndrueshme për të gjithë.